KKSH Logo

KKSH

Këshilli Kombëtar Shqiptar

Këshilli Kombëtar
Shqiptar

Programi i Aftësimit Profesional për të Rinjtë Shqiptarë të Diplomuar

Kjo faqe është e dedikuar për aplikimin në kuadër të Programit të Aftësimit Profesional, e mundësuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, përmes mbështetjes së qeverisë së Republikës së Kosovës. Programi synon të fuqizojë të rinjtë shqiptarë nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Sanxhaku, duke u ofruar përvojë praktike në institucione lokale, kompani private dhe organizata të shoqërisë civile.

Kushtet e aplikimit

Programi i Bursimit për Zhvillim Profesional të të Rinjve Shqiptar të Diplomuar.

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSh) shpall Programin e Bursimit për Zhvillim Profesional për të rinjtë e diplomuar shqiptarë nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Sanxhaku. Ky program synon të fuqizojë të diplomuarit përmes përvojës praktike në institucione lokale, organizata të shoqërisë civile dhe ndërmarrje private në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Novi Pazar, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi profesionale, të fitojnë njohuri mbi pozitën dhe sfidat e komunitetit shqiptar në Luginë e Sanxhak, të krijojnë lidhje profesionale dhe të përgatiten për tregun e punës.

Programi zgjat 10 muaj dhe përfshin 90 praktikantë nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Novi Pazari, nga profile të ndryshme të diplomuarish me së paku 180 kredi ECTS(niveli Bachelor). Përveç praktikës, pjesëmarrësit do të ndjekin javën e orientimit, Akademinë Politike, si dhe programin e edukimit juridik mbi të drejtat e njeriut dhe të pakicave, sistemin politik dhe juridik.

Praktikantët do të përfitojnë kompensim mujor prej 500 euro bruto (në dinarë), mentorim profesional dhe mundësi për të realizuar projekte komunitare përmes Skemës së Granteve.

Secilit aplikant të përzgjedhur do t’i përcaktohet ndjekja e programit në institucionin që i përshtatet profilit të tij akademik.

Ky program përfaqëson një hap konkret drejt integrimit profesional të të rinjve shqiptarë, përgatitjes së tyre për sfidat që i presin dhe rritjes së përfaqësimit të tyre në institucionet publike dhe jetën shoqërore të Luginës së Preshevës dhe Sanxhakut.

Afati i fundit për aplikim është data 17.11.2025 ora 18:00.

Rreth Nesh

Këshilli është organ përfaqësues i pakicës nacionale shqiptare në Republikën e Serbisë, përmes të cilit pjesëtarët e pakicës nacionale shqiptare ushtrojnë të drejtat e tyre në vetëqeverisjen e pakicës në fushat e kulturës, arsimit, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe të shkrimit shqip.